Pakistan, tragjedi ne xhami, 30 viktima nga shperthimi

05/04/2009 10:40

Tragjedi ne Pakistan ku nje shperthim u ka marre jeten te pakten 30 veteve dhe ka plagosur dhjetra te tjere.

Ngjarja e rende ndodhi ne rajonin Cakval qe ndodhet ne zonen qendrore te vendit aziatik. Qyteti Imambargah u godit ne zonen me shumice shi’ite ku ne momentin e shperthimit ne xhamine e shenjestruar ndodheshin qindra persona.

Lajmin e ben te ditur televizioni pakistanez Geo News qe nuk jep te dhena nese kete atentat e ka marre persiper ndonje organizate ekstremiste. Prej disa muajsh Pakistani eshte vene ne qender te shenjestres se sulmeve te grupeve terroriste te lidhur me talebanet dhe Al Kaeden.

Top Channel