Policia kosovare ne Ferizaj ka arrestuar sot 7 persona te dyshuar per perfshirje ne nje rrjet te shfrytezimit te prostitucionit.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave gjate nje nderhyrjeje ne nje lokal policia ka arrestuar dy shtetas kosovare dhe 5 vajza nga Ukraina.

Sipas burimeve, keto te fundit dyshohet se ushtronin prostitucion ne lokalin ku u krye operacioni i agjenteve te policise.

Burimet shtojne me tej se ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 3 mije euro dhe prova te tjera qe do te sherbejne ne procedimin penal.

Top Channel