Koreja e Veriut, ne prag te leshimit te raketes
03/04/2009 10:35
Koreja e Veriut po ben pergatitjet e fundit per leshimin e nje rakete te re.
Japonia dhe Koreja e Jugut besojne se Pheniani do te provoje nje rakete me rreze te gjate veprimi. Japonia ka kerkuar takim urgjent te Keshillit te Sigurimit lidhur me Korene e Veriut, ndersa Pheniani thote se behet fjale per nje satelit komunikimi.
Ai do te leshohet midis 4-8 prillit, si pjese e nje programi paqesor.
Sipas analisteve, leshimi i raketes po e ndihmon presidentin Kim Jong-il te perdore kercenimin ushtarak, ne kembim te leshimeve nga fuqite nderkombetare.
Top Channel