Terral: Serbia, raporte normale me Kosoven

02/04/2009 11:55

Ambasadori francez ne Beograd i ka kerkuar Serbise te normalizoje marredheniet me Kosoven.

“Njohja e Kosoves nuk eshte kusht qe Serbia te behet anetare e BE-se, por ajo duhet te gjeje menyren qe te normalizoje marredheniet me Kosoven”, ka deklaruar Jean-Francois Terral.

Ai tha se dialogu me Prishtinen duhet te njohe progrese, pasi nuk mund te mendohet qe Serbia te behet pjese e BE-se dhe te kete marredhenie antagoniste me Kosoven. “Evropa cdo vendi te Ballkanit i ofron perspektiven e hyrjes, por politika jone eshte edhe favorizimi i marredhenieve te mira ne rajon”, tha ambasadori.

Terral mohoi mundesine qe Franca te ndryshoje qendrimin ne lidhje me njohjen e pavaresise se Kosoves, pavaresisht vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.

Top Channel