Sllovakia nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves. Keshtu ka deklaruar presidenti sllovak Ivan Gashparovic, gjate nje takimi me ministrin e Jashtem serb, Vuk Jeremic.

“Po ndjekim me interes zhvillimet e fundit ne Kosove e ne vecanti marredheniet mes serbeve dhe shqiptareve. Mund te them se nuk kemi ndermend ta njohim ate”, ka pohuar Gashparovic.

Ndersa Jeremic, nga ana e tij ka theksuar se shpallja e pavaresise se Kosoves ka perkeqesuar marredheniet mes dy popujve.

Top Channel