Sejdiu: Zgjedhjet lokale, sipas parashikimeve

02/04/2009 17:30

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se do t’i permbahet afatit te parashikuar per shpalljen e dates se zgjedhjeve lokale.

Deklaraten e tij, Sejdiu e beri ne nje takim me shefin e OSBE-se ne Prishtine, Verner Almhofer, te cilin e garantoi per zgjedhje demokratike e te ndershme.

“Institucionet e Kosoves do te angazhohen per pergatitje sa me te mire teknike, ne menyre qe qytetaret te kene siguri per voten e tyre”, ka pohuar Sejdiu.

Nder te tjera, kreu i shtetit kosovar eshte shprehur i gatshem per te pritur vezhgues nderkombetare per te monitoruar procesin.

Nga ana e tij, ambasadori Almhofer ka theksuar se OSBE do t’i shqyrtoje te gjitha modalitetet e mbeshtetjes se procesit zgjedhor ne Kosove.

Top Channel