Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu koreano-jugor Lee Myung-bak, do te japin nje pergjigje te ashper te perbashket, ne rast te leshimit te ndonje rakete nga Koreja e Veriut.
Dy lideret u takuan ne Londer, ku po marrin pjese ne samitin e G20. Ata vendosen te bashkepunojne per nje reagim te perbashket nese do te leshohet raketa koreane, njoftoi agjencia Associated Press.
Pheniani ka paralajmeruar se do te leshoje nje satelit komunikimi mes 4-8 prillit, por shume vende tremben se behet fjale per testimin e nje rakete.
Presidenti Lee dhe kryeministri japonez Taro Aso, me pare gjate nje takimi po ne Londer njoftuan se do t’i drejtohen Keshillit te Sigurimit per sanksione, nese ndodh leshimi i raketes. Nje zyrtar japonez tha se eshte siguruar mbeshtetja e shumices nder 20 partneret e ndodhur ne samit.
Top Channel