Kroaci, proteste kunder anetaresimit ne NATO

02/04/2009 15:00

Manifestime kunder anetaresimit ne NATO do te mbahen sot ne kryeqytetin kroat Zagreb dhe te shtunen ne Zadar.

Agjencia kroate Hina raportoi se protesta do te zhvillohet me moton “NATO, 60 vjet jane mjaftueshem”.  Protesta eshte organizuar nga nje grup civil “Veprimi anti-imperialist”, si dhe nga disa grupe dhe shoqata, rrjete dhe parti joparlamentare.

Manifestuesit do te shprehen kunder logjikes se zgjidhjes se problemeve ushtarakisht. Kroacia u be se bashku me Shqiperine anetare me te drejta te plota ne NATO.

Top Channel