Juristet, padi akademikut serb Dobrica Qosic

02/04/2009 19:05

Komiteti i Juristeve per te Drejtat e Njeriut, “Yukom” dhe Komiteti i Helsinkit ne Serbi kane ngritur nje aktpadi kunder akademikut serb Dobrica Qosic, per “nxitje te urrejtjes kombetare, racore dhe fetare”.

Ne padine e ketyre organizatave, te publikuar ne internet, ndodhet edhe nje pjese e tekstit nga libri i Qosic, “Koha e Gjarperinjve”.

“Funderrina sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar, mori per aleat Ameriken dhe Bashkimin Evropian ne luften kunder popullit me demokratik, me te qyteteruar dhe me te arsimuar ballkanik, popullit serb”, ka shkruar Qosic per shqiptaret.

“Yukom” dhe Komiteti i Helsinkit kane kerkuar nga prokuroria qe kunder Qosic te ngreje procedure penale per kryerjen e veprave te siperpermendura.

Top Channel