Izrael, Lieberman: Nuk terhiqemi nga Lartesite Golan

02/04/2009 10:50

Efekti “Lieberman” ka nisur te ndihet ne politiken e jashtme izraelite.

Ministri i Jashtem ne qeverine e re, ultranacionalisti lider i partise se ekstremit te djathte Israel Beitenu, ka perjashtuar cdo terheqje te Izraelit nga Lartesite Golan. Po keshtu ne ditet e para te punes ai eshte distancuar edhe nga marreveshja e paqes se vitit 2007 ne Annapolis, per krijimin e nje shteti palestinez.

“Konferenca e Annapolis nuk eshte e vlefshme, pasi qeveria izraelite dhe parlamenti nuk e kane ratifikuar”, tha Lieberman gjate ceremonise se marrjes se detyres. Palestinezet kane reagur menjehere, duke thene se Lieberman eshte nje pengese per arritjen e paqes.

Top Channel