Thaci, takim me Solanen dhe Oli Rehn

01/04/2009 15:35

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci do te udhetoje kete fundjave drejt Brukselit, ku do te zhvilloje takime te rendesishme me shefin e Politikes se Jashtme te BE, Havier Solana dhe me komisionerin per Zgjerimin, Oli Rehn.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, te cilat iu referohen burimeve prane zyres se shtypit te qeverise.

Sipas ketyre te fundit, ne qender te takimeve te kryeministrit Thaci do te jene zhvillimet e fundit ne Kosove dhe koordinimi i institucioneve kosovare me ato evropiane per procesin e integrimeve.

Top Channel