Dy parti opozitare kane kerkuar serish sot mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne Kosove perpara afatit te percaktuar.

AAK dhe ORA kerkuan qe zgjedhjet te zhvillohen ne muajin tetor dhe jo ne nentor gjate takimit me shefin e misionit te OSBE-se ne Kosove, Verner Almhofer.

Ramush Haradinaj dhe Teuta Sahatcia thane se kushtet atmosferike mund te ndikojne ne mbarevajtjen e procesit. Almhofer ka mbeshtetur kerkesen e lidereve te opozites. Ai tha se situata politike ka ndryshuar dhe OSBE-ja eshte duke u perpjekur qe te gjeje nje rol te ri te ne keto zgjedhje.

Top Channel