Gjykata Administrative ne Maqedoni i ka hedhur poshte duke i vleresuar si te pabaza te gjitha padite e bera kunder vendimeve te KSHZ-se qe kishin te benin me ankesat e partive politike per parregullsite ne raundin e pare zgjedhor.

Gjykata Administrative pas shqyrtimit te padive te bera nga partite politike, nuk ka pranuar asnje prej tyre. Vendimin perfundimtar kjo gjykate do ta publikoje neser ne mbremje, kur dhe skadon afati per shqyrtimin e te gjitha padive te partive.

Nga ana tjeter, KSHZ vendosi per perseritjen e raundit te pare zgjedhor per zgjedhjen e kryetareve te komunave ne 69 qendra votimi.

Top Channel