Kosove, agjencia antikorrupsion nis fushaten e apelit

01/04/2009 23:35

Agjencia kunder korrupsionit ne Kosove ka nisur nje fushate te gjere sensibilizimi ne Prishtine duke u bere thirrje qytetareve te denoncojne rastet e abuzimeve me pushtetin.

Ne te gjithe vendin jane shperndare postera per te denoncuar korrupsionin.

Megjithate qytetaret nuk besojne ne vullnetin e mire te kesaj shoqate per te luftuar kete fenomen.

Ata rreshtojne shembuj abuzimi te administrates ku paraqiten rastet flagrante te korrupsionit.

Por perfaqesuesit e shoqates jane optimiste per realizimin me sukses ne mbledhjen e informatave.

“Presim qe kjo fushate te kete sukses ne drejtimin e mbledhjes se informatave. Pa to ne mund te bejme me pak per te luftuar korrupsionin”, eshte shprehur perfaqesuesi i agjencise, Mentor Borovci.

Top Channel