Itali, abuzonin me te mitur, dy ne pranga

01/04/2009 12:30

Nje tjeter histori pedofilie eshte shenuar ne Itali. Dy persona, 42 dhe 51 vjec jane arrestuar ne Genova, pasi kishin perdhunuar vazhdimisht dy djem te huaj te moshes 13 dhe 14-vjecare, duke i detyruar ata edhe te prostituonin.

Njeri prej te arrestuarve akuzohet edhe per shantazh. Policia sqaroi se nje arrestim u krye javen e kaluar ne flagrance, ndersa 51-vjecari u gjet duke kryer marredhenie seksuale me nje 14-vjecar kinez.

Ndersa rasti i dyte u shenua dy dite me pare. Hetimet vazhdojne pasi mendohet qe rrethi i prostitucionit te jete me i gjere.

Top Channel