Deklarata e Kosoves per GJND, drejt fundit

01/04/2009 12:15

Deklarata e Kosoves per Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ndodhet ne fazen perfundimtare. Keshtu deklaroi ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni.

Ne nje prononcim per shtypin kosovar, Hyseni ka shpjeguar se deklarata do te perfshije qindra faqe dhe shume anekse. Me 17 prill ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, te gjitha shtetet e interesuara do te dorezojne argumentet e tyre me shkrim rreth ligjshmerise se pavaresise se Kosoves.

Nje ekip ekspertesh vendore dhe nderkombetare, i kryesuar nga britaniku Michael Wood, po ben pergatitjet e fundit per te dorezuar deklaraten e Kosoves. Shume vende pritet te deponojne deklarata me shkrim ne favor te Kosoves.

Top Channel