Zv/kryeministri cek per çeshtje evropiane, Aleksandr Vondra, ka deklaruar se njohja e pavaresise se Kosoves i kontribuon stabilizimit te rajonit.

Deklaraten ai e beri per mediat serbe, ndersa theksoi rendesine e njohjes se shtetit te ri edhe per procesin e integrimit. Sipas Vondra, edhe takimi i fundit i ministrave te Jashtem te BE, tregoi se ky organizem synon qe te vazhdoje integrimi per vendet e Ballkanit Perendimor.

Ministrat kane rene dakord per hapat e ardhshem qe do te ndermerren ne lidhje me procesin e zgjerimit, liberalizimin e vizave dhe bashkepunimin ekonomik.  

Top Channel