Komisioni Shteteror Zgjedhor ne Mal te Zi ka konfirmuar sot fitoren e koalicionit “Mali i Zi Evropian”, qe udhehiqet nga kryeministri Milo Gjukanovic.

Komisioni tha se, sipas rezultateve paraprake, ky koalicion ka fituar 48 nga 81 vendet ne Parlamentin e Malit te Zi dhe kjo i mundeson koalicionit qe te formoje i vetem qeverine.

Zoti Gjukanovic kerkoi zgjedhje te parakohshme, duke thene se ai deshiron ndermarrjen e reformave ekonomike dhe sociale, qe jane te nevojshme per afrim me Bashkimin Evropian.

Por, opozita konsideron se qeveria eshte ngutur me zgjedhjet e parakohshme per shkak te frikes se kriza globale financiare ka demtuar popullaritetin e zotit Gjukanovic.

Top Channel