Ne mbledhjen e zhvilluar me lideret e partive me te medha te Maqedonise, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka trajtuar edhe ngjarjen e ndodhur te shtunen ne Shkup, ku u regjistrua nje perleshje mes shqiptareve dhe maqedonasve.

Gruevski eshte zotuar te gjeje fajtoret, kushdo qe te jene ata. Por nderkohe te dhena jozyrtare flasin per perfshirje te qarqeve ne pushtet.

Madje, ne Shkup diplomatet e huaj denoncuan edhe thirrjet raciste ndaj shqiptareve. “Keto thirrje jane te rrezikshme dhe shqetesuese”, ka deklaruar ambasadori i BE, Ervan Fuere.

Nderkohe, opinioni shqiptar pret ndeshkimin e atyre qe perdoren sharje raciste ndaj shqiptareve.

Top Channel