Ambasadori kroat ne Kosove, Zllatko Kramaric njoftoi sot hapjen e zyres konsullore te Kroacise ne Prishtine.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave njoftimin e tij diplomati kroat e beri gjate nje takimi me kryetarin e Parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi.

Kramaric ka njoftuar gjithashtu se pritet qe Zagrebi zyrtar te shqyrtoje edhe mundesine e liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves.

Nder te tjera, diplomati kroat dhe Krasniqi jane shprehur pro intensifikimit te marredhenieve mes dy vendeve.

Top Channel