Kryeministri kroat Ivo Sanader u detyrua te shese makinen e tij pas presionit te madh te krijuar ne media.

Makina, nje “BMW” e blinduar, perflitej se kushtonte rreth 400 mije euro, ne nje kohe qe vendi eshte perfshire nga kriza ekonomike.

Fillimisht kryeministri ka hedhur poshte deklaratat per cmimin e vetures, por pasi fatura e kostos eshte publikuar ne media, ai nuk ka pasur rruge tjeter.

Madje, gazetaret e televizionit publik kroat i sugjeruan kryeministrit qe te shese makinen dhe te bleje nje gomar.

Duke u gjendur para presioneve mediatike, Sanader ka njoftuar se do te shese makinen, veprim qe do te behet ne fshehtesi dhe jo para publikut.

Top Channel