Ministri gjerman i Mbrojtjes Franz Jozef Jung ka deklaruar se Gjermania mund te filloje nga mesi i vitit fazen e pare te terheqjes se trupave nga Kosova.

Gjate nje takimi ne Berlin ai paralajmeroi qe te mos vihet ne rrezik siguria e arritur ne Kosove. Sipas tij, kusht per terheqjen e trupave te NATO-s nga Kosova do te jete ndertimi i strukturave civile.

“Duhet te kujdesemi qe te mos e veme ne rrezik stabilitetin, qe kemi arritur deri tani ne Kosove. Terheqja e trupave duhet te jete e arsyeshme. Kjo do te thote se vetem kur ne Kosove te jene ndertuar strukturat civile, qofte nga Bashkimi Evropian, qofte nga Forca e Sigurise se Kosove, mund te flasim per nje terheqje me faza te forcave ushtarake”, shtoi ai.

Top Channel