Ne Maqedoni nga shumica qeverisese ekziston nje plan B, sipas te cilit ne rast se deshton raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale, kreu i shtetit te zgjidhet nga Parlamenti.

Plani eshte zbuluar nga perfaqesues te opozites, sipas te cileve ne rast deshtimi, VMRO-DPMNE po planifikon qe ta zgjedhe presidentin ne Kuvend, ku ka nje shumice absolute.

Sipas perfaqesuesit te PRSD, Tito Petkovski, nje gje e tille mund te ndodhe dhe te behet me ndryshimet e shpejta te Kushtetutes.

“Une ketu shoh se me vetedije kryeministri deshiron qe presidenti te mos zgjidhet ne keto zgjedhje dhe kjo te behet me pas nga Parlamenti”, ka deklaruar Petkovski.

Top Channel