Cekia: Njohja e Kosoves, vendim i pakthyeshem
31/03/2009 21:45
Republika Ceke e konsideron njohjen e pavaresise se Kosoves si nje vendim qe nuk mund te kthehet mbrapsht.
“Njohja e Kosoves si shtet i pavarur eshte nje hap i pakthyeshem dhe qe nuk mund te ndryshohet”, ka deklaruar zedhenesja e Ministrise se Jashtme ceke, Zuzana Opletalova.
Me kete deklarate qeveria e Prages iu eshte kunderpergjigjur komunisteve ceke, te cilet e konsiderojne njohjen e Kosoves nga Cekia si dicka te paperfunduar.
Por deklarata e Opletalova ka fshire cdo dyshim. “Ne de jure e kemi pranuar Kosoven, gje qe do te thote se ky vendim juridikisht nuk mund te ndryshoje”, ka pohuar zedhenesja.
Top Channel