Thaci: Presim qe spanja te njohe pavaresine

30/03/2009 15:00

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se nuk e vlereson si nje sinjal negativ vendimin e Spanjes per te terhequr 630 trupat nga Kosova.

“Madridi nuk i dergon mesazh armiqesor Prishtines me terheqjen e trupave, sepse kontributi i Spanjes ne NATO, BE dhe per planin “Ahtisari” ka qene thelbesor”, ka pohuar Thaci.

Duke folur ne nje interviste per mediat spanjolle, kryeministri eshte shprehur se pret qe Spanja te kuptoje ne momentin e duhur se pavaresia e Kosoves eshte nje realitet i pakthyeshem.

“Po punojme shume per te permiresuar marredheniet me Spanjen dhe nese do te jete e nevojshme do ta ftoj kryeministrin Zapatero ne Prishtine”, ka nenvizuar Thaci, duke shtuar se Spanja gezon simpati te madhe ne radhet e popullsise kosovare.

Top Channel