Nje seri shperthimesh tronditen sot ne mbremje qytetin grek te Selanikut. Bombat artizanale shperthyen prane zyrave te disa politikaneve dhe zyrtareve te larte te qeverise.

Sulmet paten si objektiv zyrat e tre deputeteve konservatore, njeri prej te cileve eshte sekretar Shteti per Shtypin, te nje parlamentari te pavarur ultranacionalist, te nje deputeti te opozites socialiste si dhe zyrat e nje ish-parlamentari te djathte.

Bombat, e vendosura perpara dyerve te lokaleve, qe ndodhen ne nje perimeter te vogel ne qender te Selanikut, qyteti i dyte me i madh i Greqise, shperthyen me nje interval prej 20 minutash oret e para te mbremjes.

Policia fajeson per atentatet me bomba artizanale, mjaft te perhapura ne Greqi, levizje anarkiste lokale dhe shpesh ato merren persiper nga grupe pak te njohura.

Top Channel