Obama-Zapatero, diskutime edhe per Kosoven

30/03/2009 15:15

Kosova do te jete nje nder temat e bisedimeve ne takimin qe presidenti amerikan Barack Obama do te zhvilloje me kryeministrin spanjoll Zapatero, ne kuader te samitit SHBA-BE qe do te mbahet ne Prage.

Sipas mediave kosovare, dy lideret do te diskutojne per vendimin e Spanjes per te terhequr nga Kosova trupat qe veprojne ne kuader te KFOR-it.

“Po e pres me nje interes te jashtezakonshem takimin me presidentin Obama, i cili perfaqeson shpresen e madhe per cdo njeri”, ka deklaruar kryeministri Zapatero.

Ne takim do te diskutohen edhe ceshtje me interes te perbashket, si dhe ceshtje nderkombetare qe shqetesojne SHBA dhe BE.

Top Channel