Rezultatet e nje ankete te fundit te Institutit per Demokraci ne Maqedoni, tregojne se shume qytetare nuk do te dalin ne votime ne raundin e dyte te zgjedhjeve  presidenciale.

Kjo do te thote se procesi mund te deshtoje, pasi mund te mos arrihet pjesemarrja e duhur prej 40%, e cila siguron dhe vlefshmerine e zgjedhjeve.
Sipas sondazhit, gjysma e qytetareve thone se nuk do te dalin ne votime ne raundin tjeter.

45,8 perqind e te pyeturve thane se nuk do te votojne, ndersa 15 perqind se jane ende te pavendosur. Kandidati i VMRO-DPMNE, Georgi Ivanov, vazhdon te ruaje epersi ndaj rivalit Ferckovski, ndersa votuesit shqiptare qe perbejne 25 perqind te elektoratit nuk kane shfaqur interes pas eliminimin te kandidateve te tyre ne raundin e pare te zgjedhjeve.

Top Channel