Mal i Zi, partite shqiptare fitojne 4 deputete

30/03/2009 08:00

Pese subjektet politike shqiptare, te cilat garuan ne zonen e vecante zgjedhore, ku shqiptaret perbejne shumicen e popullsise, fituan 4 vende ne Parlamentin e Malit te Zi.

Rezultatet zyrtare te votimeve dalin sot, por kryeministri i Malit te Zi Milo Gjukanovic deklaroi fitoren ne zgjedhjet paralamentare. Televizioni publik malazez njoftoi se me rreth 17% te votave te numerura, koalicioni i Gjukanovicit “Mali i Zi europian” ka marre 54% te tyre. 

Rezultatet e cituara nga qendra per tranzicion demokratik tregojne se Partia Popullore Socialiste ka 18.9% te votave te numeruara deri tani, “Demokracia e re serbe” 8.2 % dhe “Levizja per ndryshim” 4.3%.

Gjukanoviç kerkoi mbajtjen e zgjedhjeve nje vit e gjysme para kohe, duke thene se do te fitoje mandatin per bisedimet e anetaresimit te vendit ne BE.

Por opozita e ka akuzuar partine e tij se kerkoi zgjedhje te parakohshme para se kriza ekonomike boterore te godase vendin.

 

 

Top Channel