Kosova u perfaqesua si nje shtet i pavaruar ne mbledhjen e ministrave te Jashtem te BE-se dhe ky eshte nje ogur shume pozitiv dhe nje sinjal per njohje te metejshme nderkombetare.

Ministri i Jashtem, Skender Hyseni, nuk e fshehu kenaqesine ne lidhje me kete rast, ndersa UNMIK-u kishte vetem statusin e vezhguesit ne kete takim. Ministri Hyseni, pas kthimit ne Prishtine, deklaroi se Kosova kishte marre ftese te vecante.

 “Delegacioni yne ishte i pavarur, akreditimi dhe ftesa ishte ekskluzivisht per ministrine e Jashtme”, tha Hyseni. Ai theksoi se Kosoves i jane hapur rruget per te qene pjese e procesit te stabilizim-asociimit, ne menyre qe me pas te jete pjese e BE-se.

Ministri shtoi se gjate takimeve me ministra te Jashtem te vendeve te ndryshme, u ka ofruar fakte per qendrueshmerine e pavaresise se Kosoves. Kryediplomati kosovar tha se Kosova pritet qe te jete ne listen e shteteve qe do te kene lehtesi ne marrjen e vizave, duke paralajmeruar se shume shpejt Bosnja dhe Hercegovina do t’i njohe pasaportat e Republikes se Kosoves, ku sipas tij po ashtu priten edhe njohje te reja te shtetit te Kosoves.

Ndersa sa i perket kerkeses se Kosoves per perfundimin e misionit te UNMIK-ut ne vend, ai tha se ka marre premtime qe kjo do te realizohet shume shpejt.

 

Top Channel