Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka ftuar ne nje takim te organizuar per diten e neserme kryetaret e partive me te medha parlamentare.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave ne takim pritet te marrin pjese kryetari i PDSH Menduh Thaci, ai i BDI Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev.

Sipas burimeve, ne qender te bisedimeve do te jete raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale, per te cilin Gruevski kerkon nje zhvillim te qete dhe demokratik, ashtu si raundi i pare.

“Eshte e nevojshme qe te gjitha subjektet politike ne Republiken e Maqedonise edhe nje here te demonstrojne pergjegjesite e tyre politike”, eshte shprehur Gruevski ne letren e tij.

Top Channel