Greqi, sulm bankave e selise se partise se Karamanlis

30/03/2009 10:15

Vazhdojne protestat e dhunshme te anarkisteve ne Greqi.  Nje grup te rinjsh kane sulmuar gjate nates kater banka ne periferi te Athines dhe seline lokale te partise ne pushtet, “Demokracia e Re”.

Sipas burimeve te policise lokale, rreth 25-30 persona kane thyer xhamat dhe bankomatet, ndersa selia e partise eshte qelluar me bomba Molotov.

Personat kane mundur te largohen te qete, pa u ndaluar nga policia. Ditet e fundit ne kryeqytetin grek dhe qytete te tjera jane shtuar aktet e dhunes, qe pasuan protestat e dhjetorit, pas vdekjes se nje adoleshenti.

 

Top Channel