Frattini: KFOR ne Kosove, derisa te jete i nevojshem

30/03/2009 11:25

‘KFOR-i do te mbetet ne Kosove per sa kohe te jete i nevojshem”.

Deklaraten e ka bere ministri i Jashtem italian, Franco Frattini, i cili ka kritikuar Spanjen per vendimin e saj per t’i terhequr trupat spanjolle nga Kosova. “Fatkeqesisht, ata tashme kane marre vendim dhe na vjen keq per nje gje te tille”, ka thene Frattini ne nje interviste per gazeten spanjolle “ABC”.

Sipas tij, ende nuk eshte momenti i duhur per terheqje nga Kosova. “Besoj se do te ishte e rendesishme qe per nje vendim te tille te diskutohet. Ne NATO duhen respektuar obligimet dhe duhet bere dialog”, ka thene Frattini.

Top Channel