Amnesty International akuzon policine greke per shkelje te te drejtave te njeriut dhe i kerkon qeverise te nise hetimet per kete ceshtje.

Sipas organizates, pergjigjja e policise ndaj ngjarjeve te dhjetorit ne Athine, shenoi kulmin e shkeljes se te drejtave. Protestat antiqeveritare nisen pas vrasjes se nje adoleshenti nga nje polic ne muajin dhjetor, qe u pasua javet e ardhshme me demonstrata dhe manifestime.

Qeveria greke nuk i eshte pergjigjur raportit te Amnesty, por diplomatet thane se policia eshte treguar e permbajtur, duke pasur parasysh rrethanat.

Ne raportin e publikuar sot Amnesty ka permendur nje numer rastesh, ku policet kane arrestuar arbitrarisht, kane keqtrajtuar dhe mbajtur ne qeli manifestuesit paqesore dhe nuk u kane lejuar te ndaluarve, mes tyre edhe te mitur, kontaktet me avokatet.

Top Channel