Malzezet, ndermjet te cileve edhe shqiptaret qe jetojne ne Mal te Zi, iu drejtuan sot kutive te votimit  ku do zgjidhet partia qe do qeverise vendin e vogel prej 650 mije banoresh.

Por ne keto zgjedhje te parakohshme, te cilat po zhvillohen pas nje pakti pozite-opozite te nje viti me pare kur u miratua edhe Kushtetuta, shqiptaret rrezikojne te mos jene pjese e parlamentit te Malit te Zi, pasi ata jane percare ne shtate parti politike.

Gjashte prej tyre jane perfshire ne garen elektorale dhe kjo situate ku votat e 30 mije shqiptarve shperndahen ne gjashte pjese, rrezikon qe asnjera te mos e kaloje pragun prej 2500 votash qe i duhet nje partie per te nxjerr nje deputet.

Qendrat e votimit ne Mal te Zi u hapen ne oren 8 te mengjesit per 500 mije qytetaret me te drejte vote. Pjesemarrja e tyre ne trevat ku jetojne shqiptaret, krahasuar me votimin per referendumin e ndarjes se Malit te Zi nga Serbia, duket shume me e ulet.

Deri ne oren 17 ne Ulqin kishin votuar  vetem 18 % e votuesve. Votimet vazhduan normalisht ne 59 qendrat e votimit dhe nuk u shenuan incidente pervec disa perplasjeve te izoluara mes simpatizanteve.

Kryetari i komunes se Ulqinit, zone turistike qe popullohet 95% nga shqiptare, thote se percarja eshte nje sindrom si ne Shqiperi ashtu dhe Maqedoni, por ne Mal te Zi  kjo ndihet me shume pasi shqiptaret jane te pakte ne numer.

Partia e kryeministrit Milo Gjukanovic qe eshte edhe pretendentja kryesore per t’i fituar keto zgjedhje, ka futur ne listen e kandidateve edhe nje  shqiptar, Luigj Shkrelin, i cili nen siglen e partise ne pushtet duket se e ka te sigurte vendin ne parlamentin malzez.

Top Channel