Mali i Zi ne zgjedhje te parakohshme

29/03/2009 15:50

Ne Mal te Zi sot mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku per 81 vende ne parlament garojne 16 subjekte politike mes te cileve edhe pse subjekte politike shqiptare.

Sondazhet parashikojne qe blloku “Mali i Zi evropian” i Milo Gjukanovicit do te fitoje me shume se gjysmen e votave.

Ne koalicion ndodhen tre partneret e tij te vegjel dhe Partia Demokratike e Socialisteve.

Kjo parti ka qene ne pushtet ne Mal te Zi ne menyre te panderprere qe prej vitit 1991.

Te majtet socialist, reformatoret liberal ose partia e pakices nacionaliste nuk mund ta rrezojne Gjukanovicin, megjithese ai akuzohet per afera te shumta korruptive dhe skandale kriminale.

Nderkaq me forcat politike shqiptare besohet se ata mund te marrin tre vende ne parlamentin e Malit te Zi.

Per Komisionin Evropian zgjedhjet ne Mal te Zi jane vendimtare.

Dy jave me pare komisioneri per Zgjerimin, Oli Rehn levdoi Milo Gjukanovicin per sukseset e qeverise malazeze ne reformat politike dhe ekonomike.

Top Channel