Dhuna ne Shkup, Maqedonia drejt Mesjetes

29/03/2009 21:10

Protestat e dhunshme qe ndodhen diten e djeshme ne qender te Shkupit mes nje grupi te rinjsh maqedonas qe protestonin kunder ndertimit te kishes ortodokse ne qender te Shkupit dhe grupit tjeter perkrahes te ketij projekti, shoqeria civile ne Maqedoni u duk si ne kohen e Mesjetes ku nje pjese e shoqerise mbeshteste kishen, kurse pjesa tjeter kundershtonte ate.

“Protestat e djeshme na perkujtojne periudhen e mesjestes me ndertimin e kishave dhe venien e kryqeve politike. Perfundimisht shteti i Maqedonise po cenon rregullimin laik te ketij shteti”, thote nje qytetar.

“Sa e keqe eshte dhuna qe askush nuk e mbeshtet, aq me e keqe eshte edhe satanimi i cdo gjeje qe eshte shqiptare ne Maqedoni”, thote nje tjeter banor i Shkupit.

Ne incident pati disa persona te lenduar, kurse policia parandaloi qe dhuna te pershkallezohej. Per opoziten maqedonase, ngjarja ne qendren e Shkupit ishte fashiste.

Prapa ketyre ngjarje per partine LSDM, qendron kryeministri Nikola Gruevski dhe ministrja e Brendshme, Gordan Enkullovska.

Por kryeministri hodhi posht akuzat duke thene se manifestimet jane te iniciuara nga opozita.

Ndertimi i kishes ortodokse ne qender te Shkupit ka qene nje iniciative e kryeministrit Gruevski dhe eshte parashikuar te ndertohet mbi themelet e shtepise se Nene Terezes.

Top Channel