
Ministria e Puneve te Brendshme ka hartuar grafikun e shperndarjes se 729710 personave qe s’kane pasaporte dhe qe perbejne kontingjentin e pare per pajisjen me perparesi, ne menyre te detyrueshme, me karta identiteti.
164259 votues pa pasaporta ka Qarku i Tiranes, qe perben numrin me te madh dhe me pas vijne 12 qarqet e tjera. Sipas asaj c’ka ka percaktuar Kodi Zgjedhor, ajo pjese e votuesve pa pasaporta, qe nuk do te arrije te marre kartat e identitetit brenda 28 qershorit, nuk mund te marre pjese ne votim.
Shifra shume e larte e shtetasve te perfshire ne kete kategori cenon ne menyre direkte edhe rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Kjo, pertej faktit se nje pjese e shtetasve privohen gjithashtu nga nje prej te drejtave te njeriut, ajo per te zgjedhur.
Top Channel