Sulmi ne xhami ne Pakistan, 2 ne pranga
28/03/2009 08:40
Jane arrestuar ne Pakistan dy persona te dyshuar per perfshirjen ne atentatet e djeshme ne xhamine ne Jamrud.
Personat e ndaluar nga policia e Peshauarit, ishin duke xhiruar nje video ne afersi te saj. Si pasoje e shperthimit, gjeten vdekjen 48 persona.
Sulmi ndodhi kur nje kamikaz shpertheu veten, ndersa besimtaret kryenin lutjet e se premtes.
Nga shperthimi u shemb kubeja e xhamise.
Nderkaq, ushtria amerikane ka njoftuar se ka prova qe pjesetare te sherbimeve sekrete pakistaneze mbeshtesin talebanet ne kufijte me Afganistanin dhe Indine. Zyrtaret amerikane kane bere thirrje se mbeshtetjes per militantet duhet t’i jepet fund.
Top Channel