
Zyrtaret e larte te ushtrise amerikane thone se kane prova qe tregojne se ne sherbimin sekret pakistanez ka elemente qe bashkepunojne me Al Kaeden, si ne Pakistan ashtu dhe ne Afganistan.
Ata thone se talebanet informohen nga sherbimi pakistanez per cdo operacion qe ndermerret kunder tyre.
Sipas disa zyrtareve ushtarake amerikane, individet po ruajne lidhje me militante nga te dy anet e kufirit.
Faktet e reja tregojne se sa here lokalizohen pozicionet e talebaneve, ata ia dalin ne kohe per t’u larguar, duke minuar keshtu operacionet.
Te njejten gje pohojne edhe per “Washington Times” edhe zyrtare te tjere ushtarake
Nje dite me pare, presidenti Obama njoftoi strategjine e re per Pakistanin dhe Afganistanin, kufirin mes te cileve e konsideroi zonen me te rrezikshme.
Top Channel