Selanik, te rinjte sulmojne qendrat tregtare

28/03/2009 15:10

Nje grup te rinjsh kane sulmuar sot dy qendra tregtare ne Selanik. Rreth 15 persona kane thyer xhamat e dyqaneve dhe kane sperkatur me boje veshje ne dyqanet e kateve te poshtme.

Policia eshte vene ne ndjekje te tyre, por nuk ka mundur t’i arrestoje. Pas vrasjes se nje adoleshenti grek ne dhjetor ne Athine, policia eshte perplasur shpesh me studentet.

Pas mesnates nje grup prej 50 personash sulmoi me mjete te forta tre police te policise bashkiake te Athines ne qender te saj, ku u plagos edhe nje polic.
 

Top Channel