Partia Demokratike Shqiptare ka deklaruar se nuk do te behet pjese e pazareve politike ne raundin e dyte te votimeve te 15 prillit ne Maqedoni.

Kryetari Menduh Thaci theksoi se partia e tij do te garoje e vetme ne ato komuna ku do te zhvillohen serish zgjedhje dhe nuk do te mbeshtese asnje kandidat te ndonje partie tjeter politike, apo per president.

“Ne si parti nuk mbeshtesim asnje kandidat,  qytetaret duhet te vendosin vete. Nuk do te kontestojne procesin zgjedhor dhe nuk do te jemi pengese qe te zhvillohet nje proces i rregullt zgjedhor”, ka theksuar Thaci.

Top Channel