Zgjedhesit malazeze do te votojne neser per parlamentin e ri te vendit ne zgjedhjet e parakohshme.

Partite shqiptare paraqiten te percara me pese lista zgjedhore, qe mund te ndikojne negativisht ne perfaqesimin e tyre ne perberjen e ardhshme te parlamentit. Ne trevat shqiptare ne Mal te Zi do te hapen 59 qendra votimi.

Sipas Kushtetutes, shqiptaret do te mund te siguronin deri ne pese deputete, por me zbatimin e sistemit proporcional dhe me percarjen ata maksimalisht mund te sigurojne tre deputete.

Sipas analisteve fitore serish pritet te siguroje koalicioni i udhehequr nga kryeministri aktual Milo Gjukanovic.

Top Channel