Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini u ka kujtuar kolegeve te tij gjate takimit ne Hluboka se misioni nderkombetar ne Kosove duhet te vazhdoje te punoje me te njejtin intensitet.

Kete deklarate Fratini e ka bere pas njoftimit te Spanjes per te terhequr trupat nga Kosova. “Ne Kosove ka nje liri te madhe veprimi, pasi vendet mund te largohen kur te duan. Nuk duhet te mendojme se neser do largohemi sepse nevojitet ende nje impenjim i madh politik qe te shoqeroje misionin e Eulex-it”, theksoi kryediplomati italian qe u shfaq mjaft i indinjuar rreth kesaj ceshtjeje.

Ky eshte reagimi i pare brenda gjirit te BE-se pas vendimit te Spanjes per te terhequr trupat ushtarake nga Kosova.

Top Channel