Hammarberg: Te respektohet te drejtat e njeriut
28/03/2009 09:30
“Te drejtat e njeriut nuk duhet te jene peng i tensioneve dhe mospajtimeve politike ne Kosove”. Apeli vjen nga komisioneri i Keshillit te Evropes per te drejtat e njeriut, Tomas Hammarberg.
Gjate nje vizite ne Prishtine komisioneri i beri thirrje parlamentit te Kosoves qe t’u jape fund zvarritjeve te procesit te zgjedhjes se Avokatit te Popullit.
Tjeter zvarritje eshte edhe ajo e 2 mije personave te zhdukur, fati i te cileve eshte ende i panjohur. Hammarberg terhoqi vemendjen edhe per gjendjen e rende ne kampet e pjesetareve te komunitetit rom ne veriun e Mitrovices.
Ai shtoi se do te kerkoje nga qeverite e vendeve perendimore qe te mos nguten me kthimin e refugjateve nga Kosova.
Top Channel