Nje grup prej 50 personash kane sulmuar me mjete te forta tre police te policise bashkiake te Athines ne qender te saj.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnates, nderkohe qe mesohet se nje polic ndodhet ne gjendje te rende ne spital.

Autoret e dhunes shkaktuan deme edhe ne dy ndertesa bankash.

Po ne Athine nje grup tjeter prej pese personash ka hedhur bomba molotov ne perfaqesine e makinave Jaguar ne kryeqytetin helen.

Per pasoje pese makina jane shkaterruar, nderkohe qe ende nuk eshte bere perllogaritja e demeve.

Top Channel