Gjermania nuk ka ndonje plan per terheqjen e trupave te saj nga Kosova.

Komandanti i Task-forces Shumekombeshe te Jugut ne Prizren, Erhald Fyger, deklaroi se qeveria gjermane nuk ka ndermend te ndermarre nje hap te tille. Pak dite me pare, Spanja dhe disa vende te tjera paralajmeruan terheqjen e kontigjentit te tyre nga KFOR-i.

Pas nje sqarimi qe u kerkua nga sekretari i NATO-s, Scheffer, ministrja spanjolle e Mbrojtjes deklaroi se terheqja nga Kosova do te kryhet ne menyre progresive dhe vetem me nje marreveshje me aleancen.

Top Channel