Kriza ekonomike qe ka perfshire gjithe boten dhe Evropen pengon integrimin e vendeve te Ballkanit ne Bashkimin Evropian.

Megjithate, ministrat e Jashtem te unionit ne nje takim informal ne Ceki, kane konfirmuar edhe nje here perspektiven evropiane te gjithe rajonit. Kriza e rende globale ka nxitur vendet anetare te Bashkimit Evropian qe per anetaresimet e reja duhet qe aplikuesit te perballojne ekonomikisht anetaresimin.

“Askush nuk ka ngelur i paprekur nga kriza, prandaj duhet te mendojme si perballemi me te ne menyre inteligjente”, ka theksuar shefi i diplomacise evropiane, Havier Solana.

Nderkohe, komisioneri per zgjerimin ne BE, Oli Rehn kerkoi aplikimin e politikave te punesimit, ne menyre qe kriza te mos pengohet procesi i anetaresimit te vendeve te Ballkanit Perendimor.

“Politikat e punesimit jane politikat tona per Evropen dhe Ballkanin Perendimor. Jemi te gjithe ne te njejten anije”, u shpreh Rehn. Njekohesisht, kryediplomatet e BE-se deklaruan se vendet aspirante duhet te plotesojne kriteret politike e ekonomike per te qene pjese e unionit.

Top Channel