Dikur armiq per vdekje, por duket se kjo gje nuk i pengon me qe te shtrijne sot doren e pajtimit.

Edhe pse duket e pabesueshme organizata e veteraneve te luftes te ish-Ushtrise Clirimtare te Kosoves i ka derguar nje leter te hapur atyre me te cilet ka luftuar, shoqates se veteraneve te luftes ne Serbi.

Mesazhi kryesor i letres e cila perfshin edhe nje histori te shkurter te Kosoves, eshte kerkesa per paqe dhe fqinjesi te mire.

Letra iu drejtohet veteraneve serbe si “te nderuar kolege”, duke i konsideruar ne kete menyre te njejte me veten.

Ne leter permenden levizjet e fundit qe po bejne veteranet e Serbise per te destabilizuar Kosoven.

“Ata kane formuar dhe aktivizuar Garden e Car Llazarit, Levizjen e Bashkuar te Popullit Serb apo sherbimin sekret ne Kosove dhe Metohi”, thuhet ne leter.

Po keshtu aty permendet genocidi dhe vrasjet ne Kosove ne luften e fundit. Sipas veteraneve te Kosoves, ata jane kunder nje shperthimi te ri te luftes ne trojet etnike shqiptare.

“Jemi kunder nje lufte te re sepse i kemi pare pasojat, shkaterrimet dhe demtimet ne njerez, prone dhe industri dhe kemi perjetuar cenimin e lirise dhe jetes se njeriut. Pikerisht per kete ne nuk duam perseritjen e nje lufte makabre”, shkruajne me tej veteranet. Nuk dihet se cfare pergjigje do te marre kjo leter nga veteranet e luftes se Serbise.

Top Channel