Ulen temperaturat, fluks te semuresh ne urgjenca

27/03/2009 08:40

Uljet e menjehershme te temperaturave dhe ftohja e motit ka mbushur perseri dyert e poliklinikave dhe ne menyre te vecante te spitaleve.

Rrebeshet e shiut, bashke me te ftohtin e diteve te fundit te kesaj jave, kane shkaktuar rritje e te prekurve nga virozat e stines. Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga Instituti i Shendetit Publik, deri ne fund te muajit mars do te regjistroheshin te prekur nga virozat dhe shqetesimet e pranveres.

Cdo dite ne urgjencen e pediatrise, urgjencen e kardiologjise dhe urgjencen e infektivit paraqiten paciente me probleme dhe nderlikime te sistemit shendetesor, si pasoje e virozave te stines.

Sipas statistikave te mbledhura nga qendra universitare “Nene Tereza”, çdo dite numerohen me shume se 500 paciente te prekur nga virozat.

Shumica e tyre, me shume se 200 raste ne dite, paraqiten ne urgjencen e pediatrise, ndersa rreth 100 paciente çdo dite paraqiten ne kardiologji. Pavijoni me i populluar keto dite mbetet urgjenca e infektivit.

 

Top Channel